Botoxi kontrabandë pushton tregun, barna të paregjistruar por që askush nuk merr masa

09/06/2022 20:40

Fenomeni i injektimit të botox-it dhe filler-it  i hapur masivisht në vendin tonë ka bërë të mundur përdorimin e këtyre produkteve jo vetëm në klinika të çertifikuara, por edhe në qendra estetike dhe parukeri.

Këto produkte nga informacione që Fiksi ka marrë hyjnë në Shqipëri në rrugë ilegale, çka ka bërë që normalisht të tregetohen nën dorë. Pas një interesimi të bërë nga gazetarë të Fiksit, ata arritën të gjenin dy persona të cilët i shesin këto produkte.

Pas kontaktit të parë në telefon ata nisin listën e produkteve dhe çmimet. Për të vazhduar më thellë investigimin gazetarët e Fiksit kërkuan t’i takonin nga afër këta persona.

Personi i parë që kontaktuan ishte Pirro i cili i fut  në vendin tonë këto produkte dhe i shet. Ai në takimin me gazetarët e Fiksit çon  një përfaqësuese të tij, Julian.

Julia gjatë bashkëbisedimit  Julia  tregon mbi çmimet  që janë sot në treg të cilat variojnë nga 150 -170 euro për botox. Produktet vinin në kushte shumë të mira frigoriferike. Produktin pas porosisë e sjellin po vetë ata dhe pagesa bëhej me kesh në dorë, nuk lëshohej asnjë faturë fiskale, pasi ka hyrë pa doganë në vendin tonë.  Në këtë listë hynte edhe produkti Profhilo, i cili po përdoret masivisht së fundmi.

Fiksi gjithashtu kontakton edhe me shitësin e dytë, me një djalë të quajtur Endrit. Ai u shpjegon se produktet vinin nga Turqi dhe garantonte për cilësinë  e tyre, pasi siç shprehet vetë ai në treg qarkullojnë shumë produkte false të cilat shiten me çmimin e produkteve origjinale. Për pagesën edhe me këtë shitës funksionon  njësoj, merr produktin paguan kesh.

Por këto produkte në vendin tonë futen në mënyrë kontraband, pasi disa prej tyre nuk janë të regjistruara fare  në Regjistrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore, po ashtu edhe botoksi.

Për këtë Fiks Fare u interesua pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Inspektoriatit Shteteror Shëndetësor dhe në Agjencinë Kombëtare të Barnave.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në përgjigjen e tyre sqaron se ky intsitucion nuk  mund të identifikojë  të gjithë llojshmërinë e  barnave  të importuara, pasi Nomenklatura e Kombinuar e Mallrave nuk ka  kode të  specifikuar për barna të  veçantë.
“Barnat e importuar janë  të listuar në  autorizimin e lëshuar nga Qendra  Kombëtare e  Barnave , që  ndodhet  në praktikën e  zhdoganimit”,sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Ndërsa Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore sqaron  për Fiksin sqaron se botoxi dhe prophilo janë të paregjistruar,

produkti prophilo klasifikohet si pajisje mjekësore dhe nuk është i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Pajisjeve Mjekësore.

Ndërsa  Produktet Dysport, Masport, Botox, Nabota klasifikohen si barna, por nuk janë të Autorizuara për Tregtim në vendin tonë.Sipas Agjencisë së Barnave,  pajisjet mjekësore dhe barnat që nuk janë të pajisura me Autorizim Për Tregtim në Republiken e Shqipërisë, nuk lejohen të tregtohen në tregun farmaceutik.

Ndërkohë sipas kësaj përgjigje edhe Agjensia e Barnave ka konstatuar barna të tilla në treg edhe pse janë të paregjistruara.  Ajo që ka bërë kjo agjenci është marrja e masave  administrative . Janë marrë 27 masa administrative për pajisjet mjekësore pa Certifikatë Regjistrimi dhe 51 masa administrative për barna pa Certifikate Regjistrimi.

Pra, edhe Agjencia Kombëtare e Barnave është në dijeni që nëper qendra e klinikat estetike, qarkullojne lloje të ndryshme botoxi dhe prophilo kontrabandë.
Takimi me Julian
Fiksi – Unë sapo kam ardhur nga jashtë dhe kam hapur një sallon,i kam futur të gjitha dhe doja të fusja dhe këto. Fola me Pirron, ça ke ça nuk ke si produkte? Më çoi vetëm listën edhe më tha që tani kishte vetëm Dysportin në gjëndje.
Julia – Edhe Juedermën, Masportin Botox.
Fiksi- Po Masportin edhe Dysportin.
Julia – Pret që të vij edhe një produkt tjetë që kam përshtypjen jua ka dërguar te lista.
Fiksi- Profhilon thua?
Julia – Një produkt tjetër.
Fiksi – Te lista ai më thotë mua që te fillarat ka Ultra smaile, 3-4 dhe volumën nuk i ka aktualisht, dhe më thotë në gjëndje kam Dysportin, Masportin edhe profhilon.
Julia – Profhilo është filler. Dysport ka, Masport ka. Këtë tjetrin Allergan edhe ky është një produkt tjetër në kategorinë e Botoxit dhe që duhet ta kemi, por mendoj që do të vij.
Fiksi – Nga vijnë këto?
Julia – Këto vijnë nga Turqia.
Fiksi – Po për çmimet?
Julia – Po, në përgjithësi ne bashkëpunojme me mjekët, me klinikat. Kemi një bashkëpunim të qëndrueshëm. Ka çmim domethënë, nëqoftëse flasim për Dysportin është 150 deri në 155 euro.
Fiksi – Po për këto fillerat këtu?
Julia – Këto pastaj  janë te 180 euro.Shiko, ky është një treg shumë i parregulluar besoj më kupton, për sa kohë nuk ka një kompani apo disa kompani që kanë eksluzivitetin e këtyre produkteve në vënd. Ne këto i sjellim nga një kompani farmaceutike në Turqi.Mund të ketë përshëmbull që i sjellin edhe nga Greqia, por me çmime goxha më të lartë .Varet se sa palë janë të përfshirë në furnizim e tyre, varet se sa është marzhi i fitimit, varet edhe nga i marrin.Të gjitha produktet vijnë në kushte shumë të mira transporti ajo që është parësore.Jo vetëm me Masportin dhe Dysportin është që duhet të transportohen në kushte shumë specifike, deri ne 8 gradë temperatura, gjatë gjithë kohës te jetë me akull dhe këto janë gjëra që ne kujdesemi, domethënë i kemi……
Fiksi- Standarte këto dhe strikte. Po produktet unë kur i marrë, i marr me faturë i shkarkoj apo jo? Që të di si të manovroj në rast se t’a themi në thonjëza kam një kontroll?
Julia – Fatëkeqësisht këto produkte nuk hyjnë në Shqipëri
Fiksi – A nuk janë në librin, ça i thojnë në rregjistrin farmaceutik? Të themi që nuk janë akoma të ligjërueshme.
Julia – Të gjitha këto produkte të kësaj kategorie që sheh këtej, nuk vijnë nga një distributor apo nga një kompani farmaceutike, vjen nga dikush që i merr, që i merr në kompani apo ….
Fiksi – Të themi që i vijnë…. Bëj unë një rrugë marr një çantë
Julia – Po
Fiksi – Dhe i sjell
Julia – Kështu që …..
Fiksi – Po e kuptova
Julia – Fatura e blerjes është fatura e blerjes në kompani, por është në volume të mëdha, por juve ajo nuk ju shërben.
Fiksi – Produktet m’i sillni ju, apo duhet të vij t’i marr vetë? Pagesa bëhet kesh në dorë? Si funksionon?
Julia – Produktet i sjellim ne, pagesa bëhet kesh në dorë, vetëm nëse bëjmë një marrëveshje bashkëpunimi.Ju na thoni sasinë që ju duhet dhe ne jua sjellim. Ka datën e vet të prodhimit, datën e skadencës, të gjitha këto gjërat, për sa kohë ka hyrë në treg mendoj se ka dhe nevojë. Këto janë gjërat që mund të flasim.
Fiksi – Keni bashkëpunime me shumë klinika besoj?
Julia – Kemi bashkëpunime me disa klinika. Kami bashkëpunotorë edhe mjek maksilofacial edhe kemi djalog edhe marrim edhe për tregun domethënë.
Takimi me Endritin
Endriti -Unë nuk para takohemi, se nuk është se kam ndonjë produkt, unë 4 produkte kam gjithsej.
Fiksi – Kam marrë edhe një mjeke dhe dua të bëj edhe këto injeksionet.
Endriti – Ça do bëni vetëm filler – botox apo edhe lazer, kështu gjërash?
Fiksi – Të gjitha. Sikur janë hapur shumë këto kohë.
Endriti -Janë hapur shumë një, dhe janë futur shumë produkte fallco dy, dhe ka shumë të lira tre. Po bëjnë botox full me 100 euro, me 120 euro. Produkti që kam unë kushton 170 euro ai e bën botoxin 120 euro, e kupton.
Fiksi – Kush është ai Dysporti?
Endriti – Dysporti.
Fiksi – Nga e merr ti?
Endriti – Nga Turqia, nuk prodhohet në Turqi , allergani, botoxi nuk japin të drejtën asnjë shteti të prodhohet produkti i tyre. Allergani prodhohet në Francë, edhe botoxi allergan prodhohet në Francë.  Nga Franca shpërndahet,në Greqi, në Serbi.
Fiksi – Po Masporti? Korean?
Endriti – Masporti është iranian.
Fiksi – Po përse më thanë korean dhe me 80 euro?
Endriti – Iranian. Mos të kanë thënë për Nabotin. Unë kam Juvedermën, Restiline, Dysportin, Allerganin.
Fiksi – Të gjitah këto me çfarë çmimesh i ke ti?
Endriti – 150 ( euro ) është Allergani, 170 ( euro ) është Dysporti. Për ata që marrin me shumicë Dysportin ja jap 160 ( euro), Juvedermi ultra3, ultra 4 është 200( euro), 240 ( euro ) është Voluma, Restilaini pastaj është 105 ( euro) 100 ( euro).
Fiksi – Po profhilo nuk ke?
Endriti – Profhilo, pres të më vijë javën tjetër.E gjejmë se nuk është problem.
Fiksi – Kam dëgjuar, nuk je vetëm ti që ke.
Endriti – Nëse do të krijosh cilësi duhet të marrësh cilësi. Po të kesh çmime të lira, do punosh me Nabotin, që bën 50 euro edhe këto klinikat e mira përshëmbull bëjnë ofertë 150 euro full botox, provojnë i vejnë Nabotin nuk  i vejnë Dysportin ose allerganin.Problemi qëndron kështu, tek ne që të hyj me doganë duhet ta rregjistroj, që të rregjistrohet produkti duhet të marri çertifikatën nga fabrika e prodhimit. Çertifikatën nuk t’a jep ty ai, sepse ti nuk bëhesh dot distributor i botoxit, duke shitur nga 150, 200,300 copë në të gjithë Shqipërinë, se aq shiten nuk shiten më.  Kështuqë nuk e rregjistron dot edhe me e pasë mikun e fortë nuk e rregjistron dot.
Fiksi – Unë kur t’abëj porosinë, do ta çoj lokacionin dhe vjen? Kështu për pagesat, kesh ëëë?
Endriti – Po

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA