Berisha në Elbasan: Takimi i Ohrit katastrofë, Rama i trajtoi si ‘derra’ njerëzit e vrarë në genocid

09/06/2022 19:21

Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, ndodhet ditën e sotme në Elbasan, ku ka kryer një takim me intelektualët që i janë bashkuar Partisë Demokratike.

Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij se në takimin e “Open Balkan” në Ohër, Rama iu drejtua viktimave të genocideve si të ishin ‘derra’ duke i thënë Vuçiçit me ironi që ka vrarë këtë e atë.

Berisha: Jam i nderuar që marr pjesë sot në këtë takim me simbolikë shumë të madhe për PD-në. PD-ja kaloi një proces Rithemelimi. Vendosi disa ndryshime thelbësore statutore.

Kjo ka një vlerë shumë të madhe sepse është jetësore forma e përfaqësimit. Ne kemi ngritur në këmbë PD në sepse ishte në një dëshpërim të thellë kishte kaluan nga disfata në disfatë.

Mesazhet në takimin e Ohrit ishin katastrofë. Nga njëra anë i dilej zot atij që nuk njeh genocidin, por ai është i aftë ta bëjë sërish sepse i duket krim i dobishëm. Nuk kam dëgjuar kurrë në një takim të thuhet se ke vrarë këtë e atë, Rama i trajtoi njerëzit e vrarë si derra.

Ai është fatkeqësi e njerëzimit jo vetëm e kombit përderisa flet në atë mënyrë. Statistikat tregojnë se eksportet serbe janë rritur me 48% me Shqipëri. Ka filluar një betejë ndaj biznesit të vogël, a ka gjë më anti sociale? Kjo do të thotë ikni nga Shqipëria. Ndjej keqardhjen më të madhe për shkatërrim të shërbimit shëndetësor. Nuk do doja ta thoja se jam mjek vetë por kanë ikur mjekët. Këtu, nga Covidi po gënjejnë me rritjen e rrogave.

Top Channel