Ish-deputeti Aldo Bumçi i ftuar këtë të enjte në Top Story tha se marrëdhënia mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama është propagandë dhe se nuk ka asnjë marrëveshje në të mirë të shqiptarëve mes tyre.

“Evropa e nisi projektin se u dënuan krimet e nazizmit, Serbia nuk i dënon krimet, Rama ka frikë të kalojë rezolutën në Kuvend, Serbia nuk ka NATO-n garanci por ka Rusinë dhe Kinën,nuk mund të jetë Vuçiç miku, sot nëpër botë BE me figurat më të larta është kundër Ballkanit të Hapur, projekti ynë është procesi i Berlinit Ursula Von der Leyen.  Evropa është shumë e qartë që projekti ynë është në procese ku Evropa është pjesë. Ka një ndryshim qëndrimesh, Escobar, duhet të jenë të gjithë njëjtat, integrimi evripian synimi, por Rama dhe Vuçiç thanë s’na intereson më. Edhe një marrëveshje për kulturën është politike. Pse këta analistë të nderuar pse janë të tre kundër, çfarë qëndrimesh kanë mbajtur në këto vite, pro Shqipërisë. Duhet ta kuptojmë se këta të tre, vetëm Edi Rama rend pas Vuçiç. Suedia, Finlanda do të shkojë në NATO, Ukraina po, Rama ka devijuar çdo interes kombëtar dhe çdo gjë lidhet me Vuçiç. Memorandumet janë një copë letër, as marrëveshje. Kjo marrëdhënie e ngushtë Rama Vuçiç nuk ka arritur deri më sot as diplomat, as do ta arrijë, shqiptarët që jetojnë në Serbi nuk punojnë dot atje dhe ka një pastrim etnik, Rama nuk e përmendi ndonjëherë pastrim etnik duke mos njohur as diplomat”, tha Bumçi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë bekimin e tyre për Ballkanin e Hapur përmes të dërguarit të posaçëm, Gabriel Escobar, gjatë takimit të djeshëm.

Edhe Komisioni Europian e sheh Ballkanin e Hapur, gjithashtu  si një hap pozitiv drejt integrimit.

Kosova refuzon të bëhet pjesë e kësaj nisme, pasi e quan nismë të Serbisë.

Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi  për herë të parë iu bashkuan nismës në rolin e vëzhguesit. Dritan Abazoviç dha sinjale për një hap më shumë në të ardhmen e afërt.

Top Channel