Zbulohet kalendari i Champions League, ja kur zbret në fushë Tirana

08/06/2022 18:52

Champions League sapo ka përfunduar dhe sezoni i ri është tashmë “pas porte”, më 21 qershor do të nisë zyrtarisht edicioni 2022-2023, i cili do të mbyllet në Stamboll me finalen.

Megjithatë skuadrat që fituan kampionatet me renditjen më të ulët në Europë do të jenë në fushë më 21 qershor, përfaqësueset e San Marinos, Andorrës, Islandës dhe Estonisë. Vetëm njëra prej tyre do të mund të hyjë në raundin e parë kualifikues.

Më 21 qershor në stadiumin Vikingsvollur në Reykjavik të Islandës do të luhen ndeshjet ndërmjet La Fiorita, kampione e San Marinos dhe Inter Club d’Escaldes, kampione e Andorrës, si dhe mes kampionëve estonezë të FCI Levadia Tallinn dhe Knattspyrnufelagii Vikingur, të ardhur nga kryeqyteti nordik dhe për këtë arsye pranë mbështetësve të tyre.

Dy fituesit do të luajnë finalen më 24 qershor, në mënyrë që të kalojnë në raundin tjetër.

Në datat 5-6 dhe 12-13 korrik do të zhvillohen ndeshjet e para të raundit të parë kualifikues, ku përveç kampiones së Shqipërisë, Tiranës do të luajnë edhe Qarabag, Malmo, Ludogorets, Sheriff, Cluj, Bodo / Glimt, Ferencvaros, Maribor , Slovan Bratislava, HJK, Neë Saints, Dudelange, Zalgiris, Lincoln, Shamrock, Linfield, Zrnijski, Shakytor, Sutjeska, KI, Lech Poznan, Hibernians, Tobol, Shkupi, Pyunik, RFS, Batumi dhe Ballkani.

Fituesit do të kualifikohen në raundin e dytë kualifikues të Champions League, humbësit do të bien në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA