I kërkoi të punonte orë shtesë, e drogoi dhe më pas e përdhunoi punonjësen e tij 24-vjeçare/ Bie në pranga pronari, detajet tronditëse që…
Grupe ushtarake në barka kërkonin sot në lumin Javary dhe në Amazonën braziliane për të gjetur gazetarin britanik Dom Phillips dhe indigjenin brazilian Bruno Pereira të zhdukur në zonën e largët pas kërcënimeve të marra.
Qeveria e vendit zotohej sot të bënte çdo përpjekje për gjetjen e tyre ndërsa të afërmit paralajmëronin se çdo minuta kishte rëndësi.
Gazetari i vjetër Dom Phillips, 57 vjeç, dhe eksperti i respektuar indigjen Pereira, 41 vjeç, janë parë herën e fundit të dielën duke lundruar pranë kufirit me Perunë.
Phillips ishte duke hulumtuar për librin e tij dhe pritej të kthehej mëngjesin e të dielës në qytezën Atalaia do Norte por nuk u kthye kurrë.
Dyshja po udhëtonin nëpër rajon për të intervistuar liderët vendas mbi operacionet ilegale të minierave apo peshkimit ne zone, për librin e ardhshëm të Phillips.
“Policia federale është mobilizuar për kërkimin dhe gjetjen sa më shpejt të dy të humburve”, thanë autoritetet në një deklaratë”.
“Qeveria e Brazilit do të mbështesë operacionet e kërkimit dhe urgjencën që paraqet ku rast. Nëse zhdukja është rezultat i aktivitetit kriminal, do të merren të gjitha hapat për kapjen e përgjegjësve”, shtonin ata.
Grupet e popullsive indigjene në rajon thanë se dy burrat kishin marrë kërcënime javën e shkuar, pa përmendur arsyet apo motivimin e tyre.
Top Channel