Një urë e varur është shembur sot dramatikisht në Meksikë gjatë kalimit të parë ceremonial pas rinovimit të kryer.
Mediat vendase raportonin se kishte disa vdekje por ende nuk është bërë konfirmimi zyrtar.
Të paktën tetë njerëz ishin plagosur duke përfshirë dhe një drejtues vendas dhe bashkëshorten e tij.
Pamjet nga vendngjarja tregonin të plagosur që merrnin ndihmë pas ngjarjes tragjike.
Mediat vendase thonin se kryebashkiaku Mayor José Luis Urióstegui, bashkëshortja e tij dhe anëtarë të përfaqësisë së shtypit ishin mes të plagosurve nga shembja.
Sipas rrjetit amerikan TMZ, ambasada amerikane në Meksikë tha se këngëtarja Demi Lovato ishte një prej viktimave të aksidentit në Cuernavaca, si e ftuar nderi ne ceremoni.
Hetimet paraprake thonin se shembja e kalimit mund të ketë ndodhur nga pesha e madhe pasi në kohën e aksidentit në urën këmbësore kishte rreth 20 njerëz, duke përfshirë dhe zyrtarët.
Të paktën shtatë të plagosur u dërguan në spitalin më të afërt në Morelos.
Shembja dramatike ndodhi mes ceremonisë së rinovimit të impjantit turistik të Cuernavaca.
Top Channel