Mot me vranësira dhe herë pas herë reshje shiu do të shoqërojë vendin tonë këtë të mërkurë.

Sipas MeteoAlb në zonat malore përgjatë do të këtë rrebeshe dhe mundësi për breshër. Në mbrëmje do të ketë me kthjellime dhe vranësira të dendura.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore, Lindore  si edhe pjesërish Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Europën Qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në gadishullin Iberik si edhe brigjet detit të zi.

Gjatë ditëve që vijnë vendi ynë e madje edhe Ballkani do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme, që do të sjellin reshje shiu, reshje që do të nisin të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri të premten, kryesisht gjatë orëve nga mesdita deri pasdite. Reshjet do të përfshijnë gati gjithë territorin e vendit tonë. Ditën e enjte reshjet do të kenë karakter shtrëngatash me rrebeshe, kryesisht në pjesën veriperëndimore dhe atë perëndimore të territorit, në bregdet. Aty do të kemi edhe rrufe, por njëkohësisht edhe reshje breshëri. Breshëri do të bjerë me kohëzgjatje të shkurtër, do të jetë i lokalizuar në zona të caktuara, aty ku do të gjejë kushte.

Kosova

Paraditja do të nisë, me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në të gjithë territorin e kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë shtim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri në shumë zona të Kosovës.

Top Channel