Kryeministri Edi Rama gjatë takimit pasditen e sotme me homologun malazez Abazoviç, për ndërtimin e urës që lidh Velipojën me Ulqinin, tha se projekti do të jetë fantastik dhe nuk ka pse të ketë diskutime për idenë e projektit pasi meritat janë të Malit të Zi.

Rama u shpreh se qytetarët do të shkojnë lehtësisht në Ulqin pas përfundimit të projektit. Një tjetër projekt që pritet të ndërtohet është edhe Shëngjin-Velipojë që do të lehtësojë edhe udhëtimin Shëngjin-Ulqin.

Rama: Kjo tashmë është e qartë pasi ekipi ka punuar për alternatiava të ndryshme. Do ju përcjellim projektin e detajuar dhe do vendosim një buxhet që të biem dakord për të. Në momentin që buxheti të finalizohet, ne i kemi paratë. Ky projekt do të jetë fantastik. Tashmë po ndërtojmë rrugën turistike Shëngjin-Velipojë që do të bëje edhe rrugën Ulqin-Shëngjin shumë të rëndësishme. Qytetarët të vijën e të ikin lehtësisht pa bërë këtë ardhje rrotull. Jam shumë mirënjohës sepse ky është vizioni dhe nxitja juaj, nuk duhet të grindemi se e kujt ishte ideja më e mirë por ti realizojmë këto ide. Kjo është fryma e Ballkanit të Hapur. Pres me padurim të vij t’ju vizitoj në Malin e Zi  në Korrik. Ura do të jetë e gatsh,e të lejojë edhe anijet turistike të gjitha përmasave që lundrojnë në lum.

Abazoviç: Kjo zonë mund të bëhet vërtet diçka fantastike, me mundësinë për të shkuar nga Shkodra në Ulqin. Do të jetë e përkryer e do të na japë një vizion të ri për përdorimin e liqenit të Shkodrës.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA