“Mendojnë se janë yje, por janë asgjë”, Rothen paralajmëron largimin e Icardit dhe Paredes nga PSG-ja

08/06/2022 20:30

Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain, Jerome Rothen ka paralajmëruar largimin e Paredes dhe Icardit, për të cilët është shprehur se janë të padobishëm te parizienët.

Ndërsa ka folur për mediet, Rothen theksoi se PSG-ja mund t’i largojë këta dy emra kur të dëshirojë ajo dhe më tej shtoi se as Paredes dhe as Icardi nuk duhet të bëjnë deklarata të kota në lidhje me të ardhmen.

“Le të na respektojnë për dy sekonda. Kanë një kontratë, nuk janë ata që vendosin nëse do të qëndrojnë apo jo. Sepse me mjetet ekonomike të pronarëve të PSG-së… Ata tashmë ua kanë bërë këtë trajnerëve të caktuar, duke u thënë: ‘Nuk jemi më të kënaqur, largohuni me gjithë rrogën tuaj’. Pa dyshim, kështu do të bëjnë me disa lojtarë, të cilët besojnë se janë yje kur nuk janë asgjë. Pres që të largohen disa të padëshiruar”-tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA