Shqipëria po përgatitet për lojërat mesdhetare të këtij viti që do të zhvillohen në Oran të Algjerisë në fundin e këtij muaji.
Për fat të keq aktivitetet e fundit ndërkombëtare dhe kombëtare na kanë reduktuar stafin sportiv ku mungojnë sportist të cilët ishin pretendent për medalje, por presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptarë Fidel Ylli tregon se gjithsesi vendi ynë do të kthehet me medalje nga ky aktivitet.
“Do të na mungojnë Izmir Smajlaj në kërcim së gjati dhe Briken Calja dy sportist pretendent për medalje, megjithatë kemi Erkand Qerimaj, Luiza Gegën por edhe mundje e gjimnastikë që na bëjnë pretendentë për 5-6 medalje në këto lojra.”– tha Fidel Ylli
Ndërkohë në fundjavë për herë të parë pas 27 vitesh në tiranë do të vij një president i komitetit olimpik ndërkombëtarë.
“Ditën e diel do të vij në Shqipëri Tomas Bah presidenti i komitetit olimpik ndërkombëtarë i cili në mandatin e tij të tretë asnjëherë më parë nuk ka ardhur në Shqipëri. Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë na ka subvencionuar me 60.000 dollarë zyrat e reja që do të inagurohen prej tij”- tha Fidel Ylli.
Cilat janë aktivitetet e tjera të këtij viti në shumësportëshin tonë?
“Kemi lojërat islamike të peshëngritjes , kemi lojërat rinore që do të zhvillohen në Bistrica dhe më pas në muajin gusht do të zhvillohen në Konia të Turqisë. Lojrat Olimpike Islamike ku ne do të marrim pjesë me 20 sportist”– tha Fidel Ylli
Top Channel