FOTOT/ U bë virale pas një ndeshjeje në Greqi, kush është bukuroshja shqiptare që “çmendi” rrjetin! Flet për mediat vendase: Kur shkova në shtëpi…
15/11 11:46
Ushtria e qeveria e Kolumbisë kanë shpërndarë imazhe të rralla të rrënojës së anijes San Jose, e fundosur tre shekuj më parë me thesare miliona dollarë sipas raportimeve.
Katër misione me mjete nënujore të operuara në distancë janë dërguar 950 metra thellë në brigjet kolumbiane të Karaibeve.
Misionet e marinës dhe të ministrisë kolumbiane të kulturës zbuluan rrënojën të paprekur nga “ndërhyrje njerëzore”.
Ata thanë se topat e anijes të veshura nga balta, shiheshin mes enëve të baltës, porcelanit e floririt.
Autoritetet thanë se kishin zbuluar dhe dy rrënoja të tjera të epokës koloniale por në raste të mëparshme Kolumbia është sfiduar nga Spanja për pronësinë e pasurive të gjetura.
Top Channel