Një padi ligjore kundër Meta, kompania e njohur edhe si Facebook, është dorëzuar në gjykatë nga prindërit e një vajze në Kaliforni, SHBA, që i fajësojnë për “karakterin e varur” të saj dhe semundjet mendore, të nxitur nga rrjeti Instagram.
Ata padisin gjithashtu kompaninë si fajtore të rregullimeve të të ushqyerjes së bijës së tyre para-adoleshente.
Familja beson se Meta është fajtore për “varësinë e karakterit” të bijës së tyre dhe kërkojnë një miliardë dollarë dëmshpërblim duke cituar dokumente të rrjedhura në media ku citohen teknikat e përdorura nga kompania Facebook për joshjen dhe kushtëzimin e mendjes së të rinjve.
Avokatët e prinderve te Alexis Spence pretendojnë se “varësia” e përdorimit të Instagram i ka shkaktuar asaj çrregullime të ushqyerjes, vetëlëndime , trazira me origjinë të parakohshme seksuale dhe mendime vetëvrasjeje.
Padia e ngritur në gjykatën e Kalifornisë citon dokumente skandaloze të praktikave të rrjetit Facebook të publikuara në rrjet vitin e kaluar nga një sinjalizues anonim.
Dokumentet tregonin se influencimi i fëmijëve nga kërkimet në Instagram dhe përmbajtjet e tyre, kishin pasoja serioze në shëndetin mendor të vajzave adoleshente.
Dokumentet e njohura ndryshe si “Facebook Papers” janë përdorur si prova, edhe në një hetim të vitit të kaluar pasi fëmijët para-adoleshentë aty përshkruheshin si “kafshë tufe” që mund të influencohet për të ndjekur tendencat e diktuara nga rrjeti, sado të dëmshme të jenë ato për shëndetin e tyre.
Asokohe akuzohej se Facebook përdor rrjetin Instagram për të shënjestruar adoleshentët që “kërkojnë komunitete të cilave mund t’i përkasin.”
Në një padi të ngritur në SHBA nga grupi ‘Social Media Victims Law Center’, për familjet e viktimave të dëmtuara online, thuhet se Alexis, tashmë 19 vjeçe, kishte hapur llogarinë e saj të parë online kur ishte 11 vjeçe, edhe pse vetë platforma kërkon që mosha minimale të jetë 13.
Por vajza dikur “e lumtur dhe me vetëbesim të plotë” ishte bërë tashme paciente e rregullt e spitalit për depresion, ankth, anoreksi, prej përmbajtjeve që promovoheshin rregullisht në aplikacionet e saj, shkruan britanikja Independent.
Përfaqësuesi i grupit të viktimave Matthew P Bergman, tha: “Nëse shikoni hulumtimet e kërkimet e gjera të [Meta], kuptohet se ata dinë saktësisht çfarë janë duke i shkaktuar fëmijëve dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë të pashqetësuar”.
Bergman po përfaqëson gjithashtu ligjerisht Tammy Rodriguez, nëna e një vajze tragjike 11-vjeçare nga Connecticut, SHBA, që vrau veten vitin e kaluar.
Ajo ka paditur rrjetet Mera e Snapchat por rolin e tyre ne vdekjen e te bijes.
Top Channel