Presidenti i Empolit “dorëzohet” për Asllanin: E pamundur ta mbajmë sërish në skuadër

07/06/2022 11:11

Kristjan Asllani është gjithnjë e më larg Empolit dhe këtë e ka pranuar edhe vetë presidenti i toskanëve, Fabrizio Corsi, që në prezantimin e trajnerit të ri, Paolo Zanetti, pranoi se për mesfushorin interesohen shumë klube.

Për Asllanin kanë shfaqur interes Interi, Milani e Napoli, megjithatë mediat italiane japin zikaltrit si të favorizuar për blerjen e kartonit të tij, pasi kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin dhe pritet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe me Empolin.

Mesfushori i kombëtares shqiptare debutoi vetëm këtë sezon në Serinë A, por nga janari i 2022-shit u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm, duke dhuruar paraqitje mjaft cilësore para mbrojtjes./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA