Mjeti zjarrfikës i Rakibul Hasan ishte i pari që mbërriti në një magazinë në flakë në Bangladesh.
Por pas një shpërthimi shkatërrimtar, të gjithë 15-njerëzit që ishin me të janë ose të vdekur, ose të zhdukur ose të plagosur.
Pesë nga kolegët e Hasan kanë humbur jetën, dy janë të humbur, të besuar të vdekur, dhe shtatë janë plagosur rëndë nga djegiet.
22-vjeçari që u bë zjarrfikës tre vjet më parë, ishte në kamionin e ujit kur shpërthimi masiv ndriçoi qiellin e natës disa kilometra larg.
Kur doli jashtë u përball me masakrën e trupave të shokëve e kolegëve para tij.
“Nuk mund ta harroj kurrë këtë. Të gjithë kolegët më vdiqën para syve, nuk e di si shpëtova gjallë,” thotë Bappy për rrjetin AFP.
Zjarrfikësit në Bangladesh janë të pajisur dobët dhe të paguar pak, por për familjet rurale është një mundësi për të shpëtuar nga varfëria.
Hasan është fëmija i vetëm një familjeje fermere dhe kur fitoi vendin e punës besonte se ishte njeriu më me fat.
“Për prindërit dhe mua ishte një moment krenar, sepse do t’i shërbeja kombit,” thotë ai.
“Ne punonim aq shumë net së bashku, kishim të njëjtën prejardhje, e di sa shkatërrimtare janë vdekjet e tyre për familjet”, shton i mbijetuari.
Top Channel