Emri/ I vihet tritol makinës së punonjësit të policisë në Kavajë, ka vetëm dëme materiale
07/06/2022 23:32
Një makinë tip ‘Opel’ ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Kavajë, rreth orës 22:50 në parkingun e një pallati, të cilës dyshohet se i është vënë lëndë plasëse.
Policia bën me dije se automjeti është në pronësi të Inspektorit të Qarkullimit rrugor Kavajë, Lulëzim Muça.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel