Aktori amrikan Brad Pitt është kundërpërgjigjur ndaj ish-gruas së tij Angelina Jolie në betejat ligjore të ndarjes së aseteve mes të dyve, duke thënë se “për ta lënduar” ajo shiti vilën dhe vreshtat franceze të çifit te një oligark nga Rusia.
Dy protagonistët e filmit ‘Mr & Mrs Smith’ janë ende mes disa përballjeve ligjore që kur 49 vjeçarja Angelina, kërkoi divorcin nga 56 vjeçari Brad, në vitin 2016.
Ata duket se kanë mbyllur tashmë betejën për kujdestarin e fëmijëve – Shiloh, Pax, Vivienne, Maddox, Zahara e Knox – por po përballen ashpër për pronësinë e pronës franceze me vreshta Chateau Miraval SA, të cilën e blenë së bashku në vitin 2008.
Prona në fshatin Correns në juglindje të Francës, ka vilën dhe fushat me vreshta, të cilën ish-çifti e blenë për afro €25milionë.
Por në dokumentet ligjore të Brad thuhet se nën kujdesin e tij prona ishte rritur në vlerë disa dhjetra miliona dollarë, në një kohë kur Angelina ‘nuk kishte kontribuar asgjë’.
Aty thuhet se Brad kishte kontribuar 60% të çmimit të blerjes, ndërsa aktorja rreth 40%.
Por më pas Angelina kishte shitur pjesën e saj të pronës te një kompani pijesh të distiluara me bazë në Luxembourg, që kontrollohet nga oligarku rus Yuri Shefler, pa marrë miratimin e Brad.
“Me këtë shitje, Jolie kërkonte vetëm të lëndonte Pitt,” pretendonte grupi i tij ligjor.
“Jolie e dinte dhe kërkonte që Shefler të merrte kontrollin e biznesit të ndërtuar nga Pitt, për të dëmtuar investimin e tij në Miraval.”
Aty shtohej se Shefler njihej për praktikat e ashpra të biznesit dhe kjo rrezikonte reputacionin e biznesit ku Pitt kishte investuar dhe për të cilin kujdesej.
“E gjitha kjo është rezultat i praktikave të jashtëligjshme dhe manipuluese të Jolie”, thuhej në dokumente.
Avokatët e Brad shtonin: “Në shkelje të marrëveshjes mes palëve, Jolie kërkonte të detyronte Pitt të hynte në partneritet me një të huaj, me lidhje e qëllime të mbrapshta”.
Grupi ligjor tha se biznesi i verës së pronës Miraval vijon të lulëzojë, dhe Jolie vijon të përfitojë megjithse nuk ka bërë asnjë përpjekje”.
Angelina e kishte informuar të shoqin për vendimin e shitjes së pjesës së saj te Shefler në janar 2021, duke thënë se kishte marrë vendimin “e vështirë, me zemër të rëndë”.
Avokatët e Brad kanë kërkuar gjykim me juri për çështjen.
Top Channel