Sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Spanjës/ Anija “Arconian” kapet me kokainë me vlerë mbi 800 milionë euro, dhjetëra të arrestuar Moska duket ka gjetur kompromisin me Kievin dhe Ankaranë për një skemë paraprake të krijimit të një korridori të sigurt për nxjerrjen e grurit të bllokuar në portin ukrainas të Odesës.
Ushtria turke do të angazhohet në operacionet e pastrimit të zonës nga minat detare dhe shoqërimin e anijeve deri në ujërat neutrale. Atje do t`i presin anijet ruse, të cilat do t’i shoqërojnë deri në Bosfor.
Lajmin e përcjell gazeta ruse Izvestia, e cila citon burime të mirëinformuara mbi cështjen. Sipas të përditshmes ruse, skema për momentin vlen vetëm për Odesën.
Marrëveshja për heqjen e bllokadës në këtë port të rëndësishëm ukrainas konsiderohet tejet e rëndësishme, pasi mund të shpëtojë nga kriza e urisë 53 vende ku popullsia shpenzon të paktën 60% të të ardhurave të saj për ushqim, e që për rrjedhojë, e ndien shumë rritjen pa fre të cmimit të drithit, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Nga ana tjetër megjithatë, ajo konsiderohet thelbësore edhe për uljen e inflacionit ne vendet e pasura. Pakti për nisjen e ngarkesave të bllokuara liron po kështu hapësirë në magazina për të korrat e reja që mbërrijnë brenda pak javësh. Ato llogariten në 19.4 milion ton, apo rreth 40% më pak se 33 milionë tonët që ishte parashikimi për këtë sezon.
Me shifra të tilla, edhe pse më të ulëta nga sa duhet të pritej, Ukraina vazhdon të rendihet e gjashtë mes eksportuesve botërorë të grurit.
Top Channel