Tetë raketa drejt Kim Yong Un, SHBA e Koreja e Jugut: Mos guxoni të na provokoni

06/06/2022 09:20

Tetë raketa me rreze të shkurtër veprimi lëshuan brenda tridhjetë minutash nga rajoni Sunan, pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian, në Detin e Japonisë, Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara.

Ato përfunduan një manovër të përbashkët ushtarake në shkallë të gjerë, e para e këtyre përmasave prej më shumë se katër vjetësh, në ujërat e ishullit japonez të Okinavas.

Kjo ishte përgjigja e dy vendeve aleate ndaj testimeve të një dite më parë nga ana e Koresë së Veriut, që deri më tani gjatë këtij viti ka kryer 23 prova me raketa.

“Qeveria jonë do t`i përgjigjet me vendosmëri çdo provokimi nga shteti fqinj”, tha presidenti koreano-jugor, Yoon Suk-Yeol.  Sipas informacioneve nga Seuli në stërvitjen treditore ishin përfshirë edhe aeroplanmbajtësja amerikane “USS Ronald Reagan” dhe luftanije të Marinës së Koresë së Jugut.

“Manovra e ka forcuar vendosmërinë e të dy vendeve për t’iu përgjigjur me force çdo provokimi të Koresë së Veriut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut.

Qeveria amerikane paralajmëron prej javësh se Koreja e Veriut mund të kryejë së shpejti një provë me armë bërthamore dhe sipas ekspertëve ky vendi ka bomba atomike dhe raketa balistike, por ende nuk ka arritur t’i kombinojë këto dy teknologji.

Top Channel