Stuhi “apokaliptike” breshëri në Gjermani, pirgjet gjysmë metri!

06/06/2022 14:09

Stuhi të fuqishme kanë goditur Gjermaninë jugore dhe perëndimore, ku pirgjet e breshërit kanë arritur deri në gjysmë metri lartësi. Aq shumë breshër ra në fshatin Weiler, në Bavari, brenda një periudhe të shkurtër kohe sa disa rrugë u bllokuan tërësisht nga akulli.

Në fillimin e qershorit, kur pjesë të tjerë të Europës po shijojnë ditë të ngrohta me diell, rrugë, sheshe dhe madje edhe kopshte shtepish në këtë zonë të Gjermanisë u shndërruan për pak në peizazhe të vërteta dimërore.

Stuhitë shkulën pemë nga rrënjët e skuadrave zjarrfikësve u është dashur të nxjerrin me pompa ujin nga bodrumet e përmbytura.

Pothuajse një vit më parë, Gjermania u përball me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore të saj, kur dhjetëra vetë humbën jetën pas shirave të rrëmbyer në zonat perëndimore të vendit. Stuhitë dhe reshjet e shiut në landet Rheineland-Pflaz dhe Nord-rhein-Westfalen shkaktuan asokohe dëme të tmerrshme.

Përmbytje të këtyre përmasave ishin regjistruar dhe më parë në Gjermani, por metereologët parashikuan se për shkak të ndryshimeve klimatike, dukuri të tilla ekstreme tani mund të regjistrohen më shpesh.

Top Channel