Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në Top Story këtë të hënë u shpreh se me zgjedhjen si president kandidatin e propozuar nga maxhoranca, qeveria me në krye Edi Ramën ka marrë në dorë të gjitha institucionet në vend.

“Rama e kishte fut në zarf presidentin , opozita e humbi këtë lojë, Shqipëria humbi mundësinë për të pasur një president konsensual të ardhur nga të gjitha palët. Çdo pushtet vendor, ekzekutim në drejtësi për herë të parë në Shqipëri kontrollohet nga një person i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka në dorë Edi Rama. Ligjërimi që bëjnë përfaqësuesit e PS është pa sens, dihej që PS ligjërisht i ka më shumë se 71 vota, por legjitimitetin e votave lidhur me opozitën me zgjedhjet e fundit. Është sjellë si autokrat, ka dashur ta marrë dhe e mori. Duhet provuar dhe nuk duhet paragjykuar presidenti”, tha Salianji.

Me 78 vota pro, për pesë vitet e ardhshme në krye të shtetit do të jetë ish-gjeneralmajor Bajram Begaj, emër i propozuar nga mazhoranca.

Emri i i tij si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij u zbeh ndërsa si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.

Tashmë Begaj pritet të betohet më 24 korrik, ndërsa Ilir Meta do detyrohet të lirojë karrigen e kreut të shtetit.

Top Channel