Rrufeja vret qytetarin në Kosovë, një tjetër e zuri poshtë lisi

06/06/2022 22:13

Dy persona kanë humbur jetën sot në Kosovë si pasojë e motit të keq.

Një nga viktimat, shtetas turk ka humbur jetën në Rahovec pasi është goditur nga rrufeja.

Bashkë me të nga rrufeja është goditur edhe një person tjetër, i cili ka shpëtuar dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se viktima 34-vjeçar dhe i lënduari 28-vjeçar, janë shtetas turk, dhe në momentin kur janë goditur nga rrufeja kanë qenë duke punuar. Sipas mjekut kujdestar në QKUK, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa viktima e dytë është një 30-vjeçar nga Prishtina, i cili humbi jetën  si pasojë e rrëzimit të një lisi.

Dita e hënë u karakterizua me stuhi dhe rrebeshe të shiut, në pjesë të ndryshme të Kosovës

“Meteo Kosova”, ka njoftuar se mbi 4,000 shkarkesa rrufesh u regjistruan.

Top Channel