Putin flet për paqe me Ukrainën, presidenti i Rusisë: Ka një shans, SHBA dhe Kina mund të na ndihmojnë 03/09 23:00
Termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës është nën kontrollin rus që nga fillimi i marsit. Kjo gjë përbën një rrezik të madh, pasi sulmet aktive mund të sjellin një shpërthim me pasoja katastrofike.
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara tha se ekziston një “rrezik i qartë për sigurinë dhe masat mbrojtëse” në termocentralin bërthamor.
Sipas CNN, Drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi ka deklaruar se pesë nga shtatë shtyllat e domosdoshme të sigurisë bërthamore janë në rrezik.
Ai theksoi se po punon për të arritur një marrëveshje e cila do të parandalojë fatkeqësitë e mundshme.
Top Channel