Qeni i zhdukur gjatë garës 1200 km me slita, gjendet gati tre muaj më vonë në Alaska (fotot)

06/06/2022 18:43

Qeni tre-vjeçar Leon është ribashkuar më në fund me pronarin e tij Sebastien Dos Santos Borges pasi ishte gjurmuar nga organizatorët e garës së famshme të slitave Iditarod.

Rreth tre muaj pasi humbi gjatë garës ekstreme në Alaska, tre-vjeçari husky Leon, është gjetur nga organizatorët pas një operacioni të gjatë kërkimi.

Zyrtarët e fshatit McGrath në Alaska kontaktuan organizatorët kur Leon ishte parë në një zonë të banuar të komunitetit.

Ai afrohej rregullisht në një fermë të zonës ku të zotët kishin lënë ushqim jashtë për Leon me qëllim ta kapnin.

Anëtarët e komunitetit kishin arritur të kapnin qenin e humbur dhe të shtunën e 4 qershorit ai u bashkua me të zotin Sebastien, që po atë ditë erdhi në qytetin Anchorage në Alaska.

Organizatorët e Iditarod shkruanin në një postim: “Është një kënaqësi e madhe që lutjet dhe mendimet tona për Leon kanë marrë një përgjigje”.

“Për gjetjen e Leon kanë ndihmuar organizatorë, vullnetarë e donatorë nga i gjithë rajoni i McGrath.

“Alaska është një vend i vecantë për frymën e saj të komunitetit. Gara e fundit ishte shumë e veçantë, mirëseerdhë në shtëpi Leon!”

FOTO GALERI
1/5
Qeni tre-vjeçar Leon është ribashkuar më në fund me pronarin e tij Sebastien Dos Santos Borges pasi ishte gjurmuar nga organizatorët

Top Channel