“Presidenti i ri s’mund të gjykohet”, Salianji në Top Story: Është detyra e opozitës të jetë në gatishmëri

06/06/2022 22:24

Deputeti demokrat Ervin Salianji i ftuar në Top Story këtë të hënë u shpreh se presidenti i ri i vendit, i propozuar nga maxhoranca, Bajram Begaj nuk mund të gjykohet, ndërsa opozita duhet të vijojë të jetë në gatishmëri për çdo lloj situate.

“Në momentin që presidenti ka marrë këtë numër votash opozita duhet që gjithë kostot t’i marrë ai që i ka bërë procesin, ai (presidenti) nuk mund të gjykohet, ne mund të gjykojmë mbi bazën e veprimtarisë së tij. Kjo është detyra e opozitës për të qenë në gatishmëri dhe rojtare. Edhe opzita e ka vendosur fokusin në procesin që prodhoi Edi Rama, jo tek goditjet individuale”, tha Salianji.

Me 78 vota pro, për pesë vitet e ardhshme në krye të shtetit do të jetë ish-gjeneralmajor Bajram Begaj, emër i propozuar nga mazhoranca.

Emri i i tij si një kandidat i mundshëm për kreun e shtetit ka qarkulluar rreth katër javë më parë, por me kalimin e ditëve emri i tij u zbeh ndërsa si kandidatët më të favorshëm u cilësuan Ardian Dvorani dhe Majlinda Bregu.

Tashmë Begaj pritet të betohet më 24 korrik, ndërsa Ilir Meta do detyrohet të lirojë karrigen e kreut të shtetit.

 

Top Channel