Përballja me Islandën/ Ndizet atmosfera në Reykjavík tifozët ‘veshin’ gazetarin me flamurin kombëtar

06/06/2022 16:23

Ndërsa minutat kalojnë, atmosfera në Reykjavik të Islandës bëhet edhe më elektrizuese.

Gazetari Endi Tufa përcjell për Top Channel atmosferën që vjen nga Islanda, ku në 20:45 kombëtarja Kuqezi do të zbresë në fushë për të nisur rrugëtimin në Ligën B të Nations League.

Ndërsa raportonte për edicionin informative, tifozët kuqezi që për asnjë cast nuk kanë ndaluar, këngët e brohoritjet në mbështetje të kombëtares, kanë mbluar gazetarin  Tufa me flamurin kombëtar.

Sakaq, një nga ata që më së shumti bie në sy në radhët e TKZ është tifozi që mban përkrenaren e heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut.

Top Channel