
06/07 19:43
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohet sot me ambasadorin rus Alexander Botsan-Kharchenko.
Sipas zyrës për media të Vuçiqit takimi mbahet në orën 10:00 në presidencën serbe.
Takimi Vuçiç-Kharchenko do të ndodhë një ditë pasiqë dështoi vizita e kryediplomatit rus në Beograd, Sergei Lavrov. Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, ndaluan fluturimin e avionit me të cilin ishte paraparë të udhëtonte shefi i diplomacisë ruse në hapësirat e tyre ajrore, njofton Klankosova.tv.
Lavrov kishte bërë plan që ta vizitonte Serbinë sot dhe nesër, teksa ishin planifikuar takime me Aleksandar Vuçiqin dhe ministrin serb, Nikola Selakoviq.
Top Channel