Po pritej me fanfarë ndalesa dy ditore e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov në Serbi. Por Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut i kanë refuzuar avionit qeveritar rus kalimin në hapësirën e tyre ajrore, duke e detyruar kësisoj shefin e diplomacisë ruse të anulojë vizitën e tij në Beograd, që duhet të niste sot. 

Një funksionar i lartë i ministrisë e konfirmoi një gjë të tillë për agjencinë ruse të lajmeve , Interfax. Lidhur me pyetjen, nëse vizita është anuluar, ai është përgjigjur.

“Diplomacia deri më tani nuk e ka arritur aftësinë e teleportimit” . Të premten, ministria ne fjale pohoi se Lavrov do të qëndronte në Beograd në datat 6 dhe 7 qershor.

Kjo lëvizje pasoi arritjen e marrëveshjes mes  presidentit serb, Aleksandar Vuçiç me shefit të Kremlinit, Vladimir Putin, për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz nga Rusia. Duke iu referuar vështirësive logjistike, veçanërisht atyre lidhen me të drejtat e fluturimit mbi një vend të caktuar të diplomatit rus, kryeministrja serbe Ana Brnabiç pohoi për një  media vendase se situata në lidhje me këtë vizitë, ishte “jashtëzakonisht e komplikuar”.

Serbia që dëshiron anëtarësimin në BE, mban tradicionalisht marrëdhënie të mira edhe me Moskën e ka refuzuar deri tani t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Top Channel