Ikja e profesionistëve! Zbrazet tregu, ekspertët: Në 2020 ikën 6 mijë vetë

06/06/2022 12:29

Fondacioni Europian i Trajnimeve ka realizuar një kërkim në lidhje me profesionistët që po largohen nga Shqipëria për në Gjermani, duke zbrazur tregun e vendit dhe duke plotësuar atë europian.

Përgjatë vitit 2020 kanë ikur 6000 profesionistë. 2000 janë punonjës IT pra Teknologjisë së Informacionit dhe 4000 janë nga punonjës nga sektori i Shëndetësisë, mjekë, infermierë, farmacistë, fizioterapistë, përkujdesje shëndeti, etj. Paga është një nga asryet kryesore që ka një largim me këto ritme të punonjësve në këto dy fusha. Nëse në Shqipëri ata marrin paga tek 700-800 mijë lekë të vjetra, andej mund të marrin një pagë që është 3000-4000 euro për të njëjtin nivel pune, për të njëjtat detyra, përgjegjësi dhe experiencë.

Ajo që duhet shqyrtuar me shumë kujdes është fakti që maturantët projektojnë të ardhmen e tyre për punë dhe për të jetuar jashtë vendit, që në përzgjedhjen e degës së studimit. Pra më tepër e përzgjedhin degën jo mbi gjënë që duan dhe kanë pasion për të bërë, por për atë që do t’ua lehtësonte punësimin në një vend të Bashkimit Europian, pse jo edhe më larg se BE-ja. Ata që largohen kanë jo vetëm pagën si arsye kryesore për largimin, por mungesën e meritokracisë, vlerësimin dhe motivimin e punonjësve brenda një kompanie, mungesën e promovimit të brendshëm në karrierë. Nuk ka një raport të qëndrueshëm midis punës dhe jetës sociale, që sigurisht të gjitha bashkë, rrisin produktivitetin dhe rezultatet në punë të një punonjësi.

Dhe është kjo tërësi roblematikash që i bën të rinjtë të painteresuar për ta parë tregun shqiptar të punës, si mundësi reale në të cilin mund të zhvillohen profesionalisht, duke e orientuar kështu vëmendjen e tyre në një vend të BE-së apo edhe në Amerikën e largët.“- tha Erion Muça, ekspert i profesionisteve.

Top Channel