Në Holandë, ka më shumë biçikleta se njerëz, çka e rendit atë si vendin e parë në botë ku mesatarja e mjeteve të tilla të lëvizjes për person, është më e larta.

Tashmë pjesë e pandashme e jetës së përditshme atje, biçikleta përdoret nga të gjitha moshat, nga 7 deri në 70-vjeç.

Llogaritet që Holanda me një popullsi prej 17 milionë banorësh, të ketë rreth 23 milionë biçikleta. Ajo përdoret shumë për lëvizjet e përditshme, si dhe transportin e fëmijëve qoftë edhe në shkollë, ndërsa preferohet përpos kësaj edhe për argëtim pavarësisht kushteve të motit.

Mësohet se 22 % e holandezëve e përdorin biçikletën për të shkuar në punë,  18 % e marrin për në shkollë dhe 14 %  për Pazar. 31 %  nga ana tjetër përdorin biçikleta për argëtim dhe 16 %  për qëllime të tjera.

Në Holandë, ku çiklizmi është kthyer një mënyrë jetese, çdo vit shiten afërsisht 1 milion biçikleta të reja.

Gjysma e tyre janë biçikleta elektrike që ofrojnë fuqi shtesë gjatë pedalimit falë baterisë që kanë. Mjaft holandeze të moshave të reja ndërkohë, nuk ngurrojnë aspak të përdorin edhe biçikleta të përdorura.

Top Channel