Grupet ligjore të Hollywood ‘luftojnë’ për të punësuar Camille Vasquez pas fitores në gjyqin e Johnny Depp (fotot)

06/06/2022 17:41

Avokatja e famshme e Johnny Depp, Camille Vasquez raportohet se është tejmbushur me oferta pune nga ente të Hollywood dhe është bërë qendra e një lufte ofertash mes kompanive ligjore, pas performancës së saj fituese në gjyqin e aktorit.

Avokatja 37 vjeçare u një ‘star’me ekzaminimiet e ashpra dhe nganjëherë poshtëruese ndaj aktores Amber Heard, duke u bërë nga të preferuarat e fansave të panumërt të Depp.

Tashmë dyert e industrisë po hapen për Vasquez — dhe cështja është vetëm se cilën ajo do të zgjedhë.

“Zbulues talentesh po i sillen rrotull Camille pasi ata e njohin që ajo është një unikorn — inteligjente, e ditur dhe e mprehtë me impakt të fortë gjatë gjyqit. Dhe fakti që është grua me ngjyrë është një bonus në skenën aktuale të liberalizmit politik demokrat”, tha një burim i industrisë për mediat.

Vasquez dhe kolegët e saj arritën të bindin jurinë e gjyqit se Heard kishte njollosur reputacionin e Depp në të treja rastet e ngritura që prej publikimit të artikullit në 2018 Washington Post.

Që prej mbylljes së gjyqit të mërkurën Vasquez ka thënë se ka marrë oferta nga rrjete televizive e kabllore, si një zë që mund të peshojë në çështjet ligjore, thonin burimet për The Post.

Por Vasquez mbetet ende e lidhur me kompaninë ligjore Brown Rudnick, teksa pronarja e saj Judd Burstein hamendësoi se “së shpejti do të jetë partnere e kompanisë.”

Avokatja e Depp ka marrë aq famë saqë një prej fansave të Depp bëri një tatuazh të saj teksa poshtë shkruante fjalën e përdorur shpesh në gjykatë nga avokatët “Objection” (kundërshtoj).

Të tjerë spekulojnë se Vasquez mund të ketë intimitet me  Depp, edhe pse fjalët janë hedhur poshtë nga të dyja grupet pasi gruaja është parë me të dashurin e saj Edward Owen.

FOTO GALERI
1/5
Avokatja e famshme e Johnny Depp, Camille Vasquez raportohet se është tejmbushur me oferta pune nga ente të Hollywood

Top Channel