Fitoi garën por u “fut në sherr” me gruan, Perez zihet “mat” duke festuar në jaht

06/06/2022 16:14

Sergio Perez ishte piloti që kaloi i pari vijën e finishit në pistën qytetase të Monacos.

Meksikani i Red Bull ia doli të linte pas Ferrarin e Carlos Sainz dhe shokun e skuadrës, Max Verstappen teksa arriti fitoren e tretë në karrierë dhe të parën në Monte-Carlo. Sigurisht, triumfi në Monte-Carlo ka një shije ndryshe nga garat e tjera pasi vëmendja për këtë garë është e jashtëzakonshme, ndaj edhe Perez e teproi disi me festën pas triumfit.

Paparacët kanë arritur të zënë “mat” Perez duke festuar në një jaht luksoz në të cilin nuk mungonin vajza tërheqëse, e madje meksikani është fotografuar duke kërcyer në një mënyre sensuale me njërën prej tyre. sigurisht, foto bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe përfundoi edhe në duart e bashkëshortes së Perez, Carola Martinez. 32-vjeçari dhe Carolina janë të martuar nga viti 2018 dhe kanë tre fëmijë, teksa bashkëshortes nuk i pëlqyen aspak pamjet e servirura.

Megjithatë, menjëherë Perez ka marrë situatën në kontroll dhe publikisht ka kërkuar falje për sjelljen e tij. “Kam parë videot që qarkullojnë dhe marrë përsipër përgjegjësitë e mia, ishte thjesht një festë e keqe. Njerëzit e afërt i njohin mirë vlerat e mia dhe personin që unë jam. Jam më i bashkuar se kurrë me gruan time, i kërkoj falje njerëzve të mi sepse ato foto nuk më identifikojnë mua./ Supersport

Top Channel