Juristi Jordan Daci i ftuar në Top Story tha se sfida e presidentit të ri është çështja e detit me Greqinë.

“Marrëdhëniet aktuale që kemi me partnerët dhe perspektiva për ta thelluar këtë bashkim, do ta bëjë një president që do të jetë më i baraslarguar dhe që do të ketë një përkrahje më të madhe dhe do të merret më shumë me jashtë se sa brenda vendit. Sfida e tij do të mbetet çështja e detit me Greqinë. Nuk është e vështirë për ta menaxhuar për sa kohë janë kufijtë e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Sfidën nuk e shoh me presidentin më shumë se sa Shqipërinë, sfida më e madhe dhe këtu është se ne mund të ndahemi me të gjitha forcat politike, por duhet të na bashkojë Shqipëria në fund, çështja e përballjes në një gjykatë të mundshme ndërkombëtare  me çështjen e detit kalon çdo interes politik  dhe kërkon super punë. Presidenti ka rol se duhet të japë autorizimin, do të ketë një rol për sa i përket autorizimit të mëtejshëm Duke qenë kreu i politikës së jashtme sfida më e madhe do të jetë kjo, sepse ne e fillojmë këtë betejë nëse ndodh në gjykatë ndërkombëtare në disfavor bazuar me atë që ka ndodhur në terren, zgjatja e ujërave detare nga ana e Greqisë. Përvoja që ka Greqia në arenën ndërkombëtare pasi dominojnë gjykatës me origjinë greke në çështjet e detit, ky president me background ushtari do të ketë sfidë”, tha Daci.

Kujtojmë se presidenti i ri i vendit do të jetë Bajram Begaj, i cili u zgjodh në parlament me 78 vota pro.

Top Channel