Zemra nuk është më problem/ Ten Hag sfidon Conten dhe synon marrëveshjen me Christian Eriksen

05/06/2022 12:56

Manchester United dëshiron shërbimet e Christian Eriksenit pas rikthimit spektakolar të danezit në Premier League. Kështu raporton “Mirror”, që shpjegon se si trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, do të dëshironte ta niste procesin e revolucionarizimit të skuadrës duke nisur që nga mesfusha.

Pas largimit të detyruar nga Interi për shkak të arrestit kardiak të pësuar në Kampionatin Evropian me Danimarkën e tij dhe implantimit të një defibrilatori kardiovaskular, Eriksen u rikthye në fushë me Brentfordin, duke shënuar 1 gol (dha edhe katër sistime) në 11 ndeshje të Premier League.
Më tej, shton “Mirror”, para se të kthehej në fushat e futbollit anglez, “playmakeri” 30-vjeçar ka kryer një pjesë të rikuperimit fizik dhe atletik nën mbikëqyrjen e Ten Hag, kur trajneri holandez ishte ende i ulur në pankinën e Ajaxit.

Për Eriksen kohët e fundit ka pasur interesim konkret edhe nga Tottenhami, klub ku Eriksen ka shkëlqyer para se të transferohej tek Interi, nën urdhrat e Contes. Pikërisht trajneri italian, që e njeh në detaje lojën e danezit, shpreson ta ketë në dispozicion edhe te “Spurs”-at./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA