Rusia sulmon me raketë termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore

05/06/2022 08:58
Explosion of a building in Kyiv, Ukraine - Several explosions were reported around the Ukrainian capital of Kyiv at dawn on Sunday local time.

Rusia ka goditur mëngjesin e sotëm një raketë, mbi termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia kërcënon sigurinë bërthamore të termocentraleve në Ukrainë, por edhe botën me një katastrofë të re bërthamore.

 “Rusia kreu një akt tjetër të terrorizmit bërthamor, në orën 5:30 të mëngjesit, një raketë lundrimi ruse, e ngjashme me raketën “Caliber”, fluturoi në mënyrë kritike të ulët mbi termocentralin bërthamor të Ukrainës Jugore. Ndoshta, kjo raketë është hedhur në drejtim të Kievit, ku u dëgjuan shpërthime mëngjesin e sotëm”, tha operatori shtetëror i centralit bërthamor të Ukrainës Energoatom.

Energoatom tha se forcat ruse “ende nuk e kuptojnë se edhe fragmenti më i vogël i një rakete që mund të godasë një njësi të fuqisë së punës mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore dhe rrjedhje rrezatimi”.

Top Channel