Bayerni i Munihut po punon në shumë fronte në këtë merkato verore. Së pari, duhet të zgjidhë çështjen “Lewandowski” dhe të ardhmen e Gnabry-t, pasi të dy lojtarët do të dilnin të lirë në përfundim të sezonit të ardhshëm. Si sulmuesi polak ashtu edhe gjermani kërkojmë me ngulm të largohen që këtë verë.
“Kontratat janë kontrata. Ku do të përfundonim nëse një lojtar mund të zgjidhë kontratën, ndërsa ne jemi të detyruar ta paguajmë deri në ditën e fundit?”
Ai ka folur edhe për mënyrën sesi polaku e ka njoftuar se do të largohet:
“U habita që Roberti e komunikoi në këtë mënyrë. Unë nuk do ta bëja në këtë mënyrë. Roberti është profesionist. Jam i bindur se do të luajë për ne sezonin e ardhshëm.”
Gnabry ishte një tjetër pikë kryesore e intervistës:
“Ne kemi qenë në bisedime me Serge Gnabry-n për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht, nuk kemi arritur ende një marrëveshje, por ne jemi duke punuar.”
Top Channel