Mesfushori i Leipzig, Christopher Nkunku është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë dhe me mjaft perspektivë për të ardhmen ndërsa ka shkëlqyer në këtë sezon të Bundesligës.
Kontributi i tij në fitimin e Kupës në Gjermani ishte tepër i madh, pasi Leipzig arriti të fitonte “DFB Pokal” në finale me ekipin e Freiburg, ku Nkunku arriti të barazonte rezultatin në minutën e 76-të të takimit dhe u tregua i saktë nga gjuajtja e panlltisë së parë për skuadrën e tij.
Natyrisht, sukseset e tij si me ekpin por edhe ato në planin individual e kanë parë atë të lidhur me një transferim të mundshëm ku shumë skuadra janë vënë në lëvizje.
Përveç Chelsea dhe Manchester United raportohet se të interesuar për të marrë shërbimet e francezit janë edhe Liverpool, klubi i tij i fëmijërisë Paris Saint-Germain dhe Kampionët e Gjermanisë Bayern Munich.
Ai luajti 78 ndeshje për PSG-në, duke shënuar 11 gola, përpara se të kalonte në Leipzig në verën e vitit 2019 në kërkim të më shumë minutave. Menjëherë në Bundesligë ai shfaqi vlerat e tijë ku që në sezonin e parë shënoi 5 herë dhe asistoi 13 herë për skuadrën gjermane./ SuperSport
Top Channel