Ndeshja kundër Islandës/ Reja rikthehet në vendin ku nisi punën si trajneri i kuqezinjve

05/06/2022 20:30

Pas 24 orësh në Islandë skuadra edhe pas seancës të së shtunës ka mundur të ambientohet e të qetësohet pas udhëtimit të gjatë.

“Po punojmë prej 10 ditësh. Po punojmë në mënyrë intensive dhe kam përshtypjen se skuadra është gati. Është e qartë se në fund të kampionatit, duket lodhja mendore, por lojtarët janë të motivuar dhe unë jam i kënaqur me punën e bërë deri tani. Shpresojmë të mund të bëjmë një paraqitje të mirë. Ky është objektivi ynë”, tha Reja.

Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja ka filluar pikërisht këtu aventurën e tij si trajner i Shqipërisë, për fat të keq me një humbke 1-0.

“Kanë kaluar 3 vjet, kemi bërë mirë, por jemi në një pikë ku duhet bërë hapi përfundimtar. Kemi mundësinë që në këtë grup të kemi ambicien për ta fituar, por duhet të shohim çfarë thotë Islanda e Izraeli. Ne duhet të japim 100% të mundësive siç them gjithmonë dhe ai që do të zbresë në fushën e lojës duhet të japë maksimumin. Unë pres një paraqitje shumë të mirë për ndeshjen e nesërme. Do të na mungojë Broja dhe Uzuni sa do të ndikojnë ato tek kjo ndeshje?”, tha Reja.

Do të na mungojë Broja dhe Uzuni sa do të ndikojnë ato tek kjo ndeshje?

“Mungesat janë gjithnjë të rëndësishme, por unë gjithnjë kam thënë se kemi bërë të tjera paraqitje kur ishim në vështirësi, kur kishim mungesa të rëndësishme, por skuadra gjithnjë ka reaguar mirë. Kështu që besoj te këta futbollistë që janë këtu dhe të përsërisim eksperiencat e mëparshme. Por ne jemi një grup me 25 lojtarë, kush ka zbritur në fushë, gjithnjë ka dhënë maksimumin. Në këtë këndvështrim nuk mund të pretendoj më shumë nga këta djem, po bëjnë mirë. kemi arritur në 90% të mundësive tona. na mungon ai 2 apo 3% më shumë për të mundur që të qëndrojmë këtu e të arrijmë ndoshta edhe në Ligën A. Ky është objektivi ynë”, tha trajneri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA