Mancini s’e kapërdin lehtë golin e Gjermanisë: Mëkat, u treguam pula!

05/06/2022 08:37

Ndonëse barazimi 1-1 me Gjermaninë është në përgjithësi për t’u përshëndetur, duke pasur parasysh momentin kritik që po kalon e kombëtarja italiane, trajneri Roberto Mancini nuk e fsheh keqardhjen për një rezultat që mund të ishte ndryshe:

“U treguam pula kur pësuam golin e barazimit sapo kishim kaluar në epërsi. Është mëkat, sepse ishim treguar të aftë dhe kishim vuajtur, duke luajtur në të njëjtin nivel kundër një kombëtareje të madhe.”

Debutuesit duhet të rriten shpejt

“Nëse janë të mirë i lë të luajnë, por sigurisht që nuk është një mesazh për klubet e Serisë A. Ne duam që djemtë tanë rriten shpejt, sepse rruga është ende shumë e gjatë”.

Mancini nuk harron “Heronjtë e Wembley-t”

“Me Argjentinën kanë luajtur djem që kanë dhënë aq shumë dhe që meritojnë respekt, nuk mund të fitosh një kampionat europian nëse nuk i ke cilësitë… Ishte loja e tyre. Tani u takon këtyre djemve të rinj, që e nisën me shumë entuziazëm dhe dëshirë”.

Batuta për Donarumman

Ndeshja “Dall’Ara përfundoi me Donnarumma që kërkoi ndihmën e stafit mjekësor. Asgjë serioze, por një problem objektiv në një gisht të dorës. Mancini nuk është i shqetësuar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve: “I kanë mbetur edhe nëntë gishta…”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA