Barcelona është një nga klubet që aktualisht po vuan më së shumti krizën financiare e cila ka detyruar drejtuesit të ndërmarrë disa masa.

Në verën e vitit të kaluar disa prej futbollistëve kryesorë të blaugranave pranuan të ulnin apo përgjysmonin pagat, ndërsa së fundmi drejtuesit kanë nisur një fushatë për të nxjerrë të ardhura nga stadiumi Camp Nou duke e lënë atë të hapur për shërbime të ndryshme.

Ndëkaq, klubi shpreson të kursejë edhe nga Gerard Pique. Mbrojtësit i skadon kontrata në vitin 2024, por katalanasit presin që 35-vjeçari të mos vazhdojë më me futbollin e luajtur dhe ta mbyllë karrierën në vitin e ardhshëm.

Në këtë formë, klubi do të kursente rrogën e një viti të Pique, i cili në fakt ende nuk ka një qëndrim të saktë me atë se çfarë do të bëjë pas dy sezonesh.

Nga ana tjetër, Barcelona do të kërkojë të lëvizë edhe në merkaton aktuale teksa është shumë pranë firmës me Kessie e Chistensen të cilët vijnë me parametër zero nga Milan e Chelsea ndërsa një tjetër objektiv është edhe Lewandowski.

Pritet që për përmbushur këto objektiva, drejtuesit të sakrifikojnë Frenkie De Jong i cili është një dëshirë e Manchester United./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA