E rëndë në Bangladesh! Vdesin 25 persona dhe plagosen qindra të tjerë pas shpërthimit të një depoje

05/06/2022 08:30

Të paktën 25 persona janë vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të madh në një depo pranë qytetit Chittagong në Bangladesh.

Shpërthimi ndodhi pasi zjarrfikësit u thirrën për të shuar zjarrin në një objekt magazinimi kontejnerësh në qytetin Sitakunda.

Disa nga kontejnerët në depo besohet të kenë depozituar kimikate, të cilat kanë shkaktuar edhe shpërthimin.

Dëshmitarët okularë bëjnë me dije se shpërthimi tronditi ndërtesat disa kilometra larg.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupave të tyre.

Burimi: BBC

Top Channel