Bullizmi që vret, Psikologët: Të trajtohet viktima por edhe agresori

05/06/2022 12:19

Bullizmi është fenomeni i talljes, përqeshjes dhe vënies në lojë të tjetrit. Psikologët thonë se të dyja palët, si ai që mendon që është më i fortë, ashtu edhe viktima duhen trajtuar.

Bullizmi është fenomeni i talljes, përqeshjes dhe vënies në lojë të tjetrit. Psikologët thonë se të dyja palët, si ai që mendon që është më i fortë, ashtu edhe viktima duhen trajtuar.

“Ka njerëz që duan ta plotësojnë ndjesinë e boshllëkut që kanë dhe mendojnë se duke qenë bullizues do të duken më të fortë në sytë e të tjerëve. Ndërkohë që vetë bullizuesit kanë nevojë për trajtim psikologjik. Problemi është tek mostrajtimi qoftë i fenomenit qoftë edhe i viktimës. Ky i fundit sot është në kushtet që bullizohet dhe mund të marrë masa për t’u hakmarrë, ose për ta ndërtuar vetë skemën e tij të hakmarrjes në heshtje, ku krejt papritur dalim pastaj tek rastet e vrasjes së personit që bullizon, plagosjes apo një konflikti të vazhdueshëm ku përfshihen edhe persona të tjerë.

Në përditshmërinë tonë si profesionistë e hasim shumë shpesh bullizmin, sepse të mos harrojmë faktin që bullizmin nuk e kemi vetëm në shkolla, por edhe në familje. Mund t’i trajtojnë me epitete të ndryshme, t’i tallim për peshën, pamjen, t’i paragjykojnë nga orientimi seksual.

Një nga rastet e fundit në vend ngjarja në Komisariatin 3, në Tiranë, ku një polic 25 vjeccar vrau kolegun e tij 55 vjeçar, pasi siç tha I riu, e bullizonte vazhdimisht. Roli i psikologut në polici është vlerësimi i punonjësve të policisë. Ka persona që vuanjë nga shëndeti mendor dhe nuk trajtohen. Fakti që nuk marrin trajtimin e duhur e bën akoma më të komplikuar situatën, aq më tepër kur ti je punonjës i një institucioni që të pajis me armë, që sigurisht nuk mund ta mbajë kushdo pa u vlerësuar nga personat kompetentë. “- Brunilda Laboviti

 

Top Channel