Buffon hoqi dorë nga finalja dhe “kërcënoi” trajnerin/ Historia e veçantë mbi legjendën italiane

05/06/2022 13:30

Tashmë që është në moshën 43-vjeçare, historinë e Gianluigi Buffon e njohin të gjithë. Gardiani respektohet nga pjesa më e madhe e opinionit sportiv për legjendën që është shndërruar falë talentit, punës dhe sukseseve të arritura në fushë. Megjithatë, një aspekt për të cilin Buffon dallohet është edhe sjellja prej lideri në fushë, por edhe jashtë saj. Të qenurit një lider duket se për Buffon është diçka e lindur pasi vendime të cilat kërkojnë karakter të fortë i ka marrë edhe kur ka qenë në moshë fare të re.

Gjithsesi, për rëndësinë që kishte finalja e Kupës së Italisë dhe idesë për t’iu gëzuar një trofeu, tifozët kërkonin me ngulm që në këtë sfidë të aktivizohej Buffon. Megjithatë, në atë kohë vetëm 23-vjeç, Buffon kërkon një ballafaqim me trajnerin Ulivieri duke ia bërë të qartë se titullar duhej të luante zëvendësi i tij dhe nëse trajneri mendonte një ndryshim, atëherë do të “shtirej” si i sëmurë për të mos zbritur në fushë.

“Kupa e Italisë ishte kompeticioni i Guardalben, portierit të dytë. Por, pasi arritëm finalen në qytet kërkonin me ngulm që dy ndeshjet kundër Fiorentinës t’i luante titullar Buffon dhe jo Guardalben. Gigi, edhe pse 23-vjeç dhe kur ende nuk kishte fituar tituj dhe Botërorin, më kërkoi një takim. Mister, nëse nesër më vendos titullar, atëherë ta kesh të qartë se do të shtirem si i sëmurë”, ishin fjalët që më tha menjëherë sapo më takoi. Megjithatë, e qetësova sepse nuk do të ndryshoja vendim dhe në Kupë do të vazhdonte të luante Guardalben. Unë për asnjë moment nuk kisha menduar të zëvendësoja Guardalben, por gjesti i Buffon ishte ai i një personi të madh. Imagjinoni, Buffon nuk kishte fituar ende tituj, por u tregua bujar para mundësisë që kishte për të qenë protagonist në një finale. Guardalben bëri mirë në ndeshjet finale, por ne humbëm megjithatë fitorja jonë ishte ai gjest nga Buffon”, u shpreh Ulivieri./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA