Të paktën tetë punëtorë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në Indinë veriore, tha policia të shtunën.

Sipas raportimeve zjarri u ndez pasi një bojler shpërtheu në fabrikë në zonën Hapur të shtetit Uttar Pradesh, tha oficeri i lartë i policies, Pravin Kumar.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë në gjendje kritike, tha ai.

Shpërthimi mori intensitet nga çatia e fabrikës, tha Ajay Mishra, një punonjës shpëtimi.

Autoritetet urdhëruan një hetim lidhur me këtë ngjarje.

Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një fabrikë në Nju Delhi që prodhonte çanta dhe sende të tjera vrau 43 njerëz.

Po atë vit, një zjarr në një kuzhinë të paligjshme në çati të një ndërtese gjashtëkatëshe vrau 17 njerëz, gjithashtu në Nju Delhi.

Top Channel