Presidneti i Ukrainës Volodymir Zelenskyy, gjatë një fjalimi online në Konferencën 90-vjetore të SHBA-së, u kërkoi kryebashkiakëve amerikanë të ndërpresin lidhjet “vëllazërore” me qytetet ruse dhe të marrin pjesë në projektin më të madh ekonomik rindërtimit të Ukrainës pas luftës.
“Dhjetëra qytete amerikane ruajnë të ashtuquajturën “vëllazëri” me qytetet e Federatës Rusë, duke përfshirë Çikagon dhe Moskën. “Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë. Por ata i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pas fillimit të një lufte të tillë”.– u shpreh Zelensky.
“Prandaj, bëni thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë. Mos e ndihmoni të justifikojë veten. Mos mbani lidhje me të. Dhe ju lutemi mos lejoni që ata që janë bërë vrasës t’ju quajnë vëllezër dhe motra të tyre. Që nga fillimi i luftës, 3,620 vendbanime janë përballur me pushtimin rus dhe Rusia ka synuar pothuajse 2,500 raketa në Ukrainë.” shtoi Zelensky.
Ai u kërkoi kryetarëve të bashkive të marrin pjesë në përpjekjet e mëdha të rindërtimit që do të nevojiten pas luftës.
“Unë ju ftoj të gjitha qytetet, kompanitë tuaja, bizneset dhe profesionistët tuaj, të merrni pjesë në këtë projekt. Ju gjithashtu mund të bëheni njerëzit që zgjedhin të mbrojnë lirinë dhe kështu t’i japin fund historisë së tiranisë. Merrni patronazh mbi një qytet, rajon ose industri që është shkatërruar nga sulmet ruse. Dhe rindërtoni ato me teknologjinë më të fundit. Ky mund të jetë projekti më i madh ekonomik i kohës sonë, i cili do të forcojë Ukrainën, çdo vend dhe çdo kompani që do të marrë pjesë në rindërtimin e pasluftës.”– përfundoi Zelensky.
Top Channel