Për herë të parë në një studio televizive shqiptare në programin Artkand del në shitje Xhubleta.
Kjo Xhubletë i përket krahinës Kelmend- Dukagjin, me përmasa 175×125 cm, mbi 100 vjeçare, së bashku me stolitë përkatëse me çmimi fillestar 8000 euro.
Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një xhubletë kërkonte 6 deri në tetë muaj.
Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruante fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore.
Arkivi shtetëror ka rreth 33 xhubleta. Koleksionet private shkojnë nga disa dhjetëra në qindra.
Studiuesja Luljeta Dano u shpreh se xhubleta është aq e vjetër dhe e rëndësishme sa vetë gjuha shqipe.
Veshja konsiderohet unike për shkak të formës, strukturës dhe mënyrës se si është zbukuruar me grep. Gratë e martuara zakonisht veshin një të zezë, ndërsa të pamartuara veshin të bardhë.
Antropologia, autorja dhe gazetarja Edith Durham bëri disa referenca për xhubletën në librat e saj mbi vizitat në veri të Shqipërisë.
“Vajzat dhe gratë janë të veshura ndryshe. Veshja e vajzave është prej leshi të trashë, të ngurtë, të bardhë me vija të zeza horizontale. “shkroi ajo.
Top Channel