Ukrainasit marrin revanshin/ Zbrapsin 9 sulme ruse, shkatërrojnë tanke e artileri

04/06/2022 14:19

Forcat ukrainase kanë marrë revanshin në rrugët e qytetit lindor të Severodonetsk.

Në postimet në Telegram këtë mëngjes, guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai thotë se forcat ukrainase kanë zmbrapsur nëntë sulme të armikut në 24 orët e fundit, e kanë shkatërruar një tank, një sistem artilerie dhe tetë automjete të blinduara. Sipas tij, njësitë e mbrojtjes ajrore kanë goditur gjithashtu një raketë cruise dhe tre mjete ajrore pa pilot.Forcat ruse “po hedhin të gjitha rezervat e tyre në Severodonetsk”, thotë ai, dhe situata humanitare është e vështirë pasi është “e pamundur të dërgohen ushqime dhe ilaçe në qytet”.

Severodonetsku dhe fqinji i tij Lysychansk, në të dyja anët e lumit Siverskyi Donets, janë pjesë qendrore e rajonit të vjetër të prodhimit të qymyrit të në Donbas. Lysychansk përmban rafinerinë e dytë më të madhe të naftës në Ukrainë, ndërsa Severodonetsk është shtëpia e fabrikës gjigante kimike Azot, e cila prodhon plehra kimike, me bazë azoti dhe në kohë normale është një punëdhënës i rëndësishëm rajonal.

Ai është bombarduar nga forcat ruse për javë të tëra dhe një pjesë e madhe e qytetit tani është nën kontrollin rus, por ukrainasit e kanë shtuar së fundi rezistencën. Zyrtarët ukrainas thonë se para agresionit të shkurtit, Rusia kontrollonte rreth 7 për qind të territorit ukrainas, duke përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, dhe zonat e mbajtura nga separatistët në Donetsk dhe Luhansk.

Të enjten, presidenti Zelensky tha se forcat ruse tani kontrollojnë 20 për qind të vendit. Ndonëse vijat e frontit zhvendosen vazhdimisht, kjo arrin në 58,000 kilometra katrorë shtesë nën kontrollin rus, një sipërfaqe e përgjithshme pak më e madhe se Kroacia ose pak më e vogël se shteti amerikan i Virxhinias Perëndimore.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA