Tottenham do të refuzojë mundësinë për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala për shkak të kërkesave të tij masive për paga.
Argjentinasi, i cili largohet nga Juventusi këtë verë pas shtatë vitesh në klub, kishte vënë në gatishmëri ekipet si Tottenham, Arsenal dhe Manchester United duke lënë të kuptohet se ai ishte i interesuar për një lëvizje në Premier League.
Por, pavarësisht disponueshmërisë së tij në një transferim të lirë, drejtuesit e Spurs kanë kundërshtuar koston e një marrëveshjeje të mundshme – me 28-vjeçarin që kërkon rreth 280,000 funta në javë.
Dybala shënoi 82 gola në 210 ndeshje të ligës për Juventusin, por skuadra italiane nuk pranoi të zgjaste qëndrimin e tij në Torino kur ai kërkoi një pagë neto prej 8 milionë euro dhe një bonus 2 milionë euro – ekuivalenti me rreth 373,000 funta në javë.
Inter i ka bërë një ofertë Dybalas, e cila besohet të jetë 6 milionë funte në vit, duke përfshirë bonuset – rreth 260,000 funte në javë para taksave – por ai po pret më shumë.
Si një alternativë, Interi është i interesuar të rikthejë sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku në huazim, pasi ai u largua nga San Siro në një transferim prej 97.5 milionë funta verën e kaluar. /Express
Top Channel