Tempulli kryesor i manastirit ukrainas nuk i shpëton pushtimeve ruse, monumenti fetar përfshihet nga flakët

04/06/2022 15:55

Një zjarr ka përfshirë tempullin kryesor të manastirit prej druri në lindje të Ukrainës ditën e sotme, sipas një deklarate të kishës Ortodokse ukrainase.

“Si rezultat i armiqësive, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë territorin e Shenjtorëve të Sviatohirsk Lavra, ku është djegur tempulli kryesor”- thuhet në deklaratën e kishës ortodokse ukrainase.

Deri më tani fatmirësisht nuk raportohet për viktima .

Ky tempull daton që nga viti 1526, por është rindërtuar sërish në vitin 2005, duke përdorur traditat e arkitekturës ruse prej druri të shekujve 16-17.

 

Top Channel