Studimi për abuzimin me fëmijët: Komunitetet nuk janë të gatshme për të mbrojtur fëmijët nga dhuna

04/06/2022 12:30

Statistikat e fundit tregojnë se në Shqipëri janë rreth 600 mijë fëmijë nën 18 vjeç. Po sa të angazhuara janë familja dhe komuniteti për mbrojtjen e fëmijëve tanë nga abuzimi.

Këtë e tregon një studim i fundit me rreth 800 fëmijë dhe të rritur të anketuar, i kryer në rang kombëtar, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

Një nga konkuzionet e studimit tonë, i pari I këtij lloji në vend, është që komunitetet tona nuk janë të gatshme t’i mbrojnë fëmijët nga dhuna. Fëmijët kanë shumë pak informacion edhe për dhunën seksuale edhe për raportimin e saj. Dhe së dyti fëmijët preferojnë të flasim më shumë më shpesh dhe më drejtpërdrejt me shokët dhe miqtë e tyre, preferojnë të flasin më një person të besueshëm, por që nuk është familja”, thotë Altin Hazizaj nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri.

Ne asnjëherë nuk e dimë se kush janë njerëzit e vërtetë në këtë lagje në këtë pallat, në këtë komunitet ku jetojmë, në këtë shkollë apo kopsht ku çojmë fëmijët tanë. Të gjithë ne që jetojmë në një pallat, në një lagje, të gjithë kemi, sy e veshë. Shikojmë raste të dhunës ndaj fëmijëve, grave, dhunë në familje, në komunitet, raste të bullizmit. Siç mund të shikojmë edhe njerëz të huaj, që vijnë në komunitetet tona. Nëse do të shikonim që fëmijët shkojnë tek një fqinj gjatë gjithë kohës dhe ky fqinj është një burrë apo edhe një grua e vetmuar, pyetja që do të bëhej në komunitet është që çfarë bëjnë këta njerëz që shkojnë tek ky zotëri apo zonjë. Të gjitha këto ngjarje ndodhin në sytë tanë. Varet se sa të vëmendshëm jemi ne për të parë dhe raportuar”, thotë Hazizaj.

Shumica e të rriturve preferojnë dhe thonë që nëse unë shikoj diçka të dyshimtë, do ta flisja së pari në familjen time, ndoshta edhe tek familja e prekur, por që ta çojnë këtë çështje në polici, e cila është pjesë e komunitetit, është gjëja e fundit që u shkon në mendje.

Top Channel