Nuk ka punëtorë për qershitë në Elbasan, prodhimi është shumë i madh, por ngelet në pemë

04/06/2022 19:48

Fshati i Godoleshit në Elbasan , ose siç njihet ndryshe fshati i qershive afërsisht prodhon 700 ton qershi në vit . Fermerët thonë se janë të bekuar që kjo tokë nxjerr prodhim cilësor,  por problem mbetet infrastruktura rrugore e cila e bën të vështirë daljen e qershisë në treg.

Qendra e fshatit në mesditë shndërrohet në  treg, me orë të tëra fermerët  presin blerësit nga Tirana, që sipas tyre djersën e fermerit e vlerësojnë tepër lirë.

“Ka rënë përtokë vijnë tregtarët, sot po e shesim me 700 lekë. jo kostot që nuk mbulohen me këtë çmim, por asgjë. Çmimi një dy ditë ishte mirë pastaj në fund. 60-70 kilogrami më thuaj ti mua a ia vlen?”- thanë Fermerët.

Ilmi Ademi, dhe Xhemal Vaska të dy sëbashku gjithësej kanë 1000 rrënjë qershi.  Pas tregut problemi më i madh për fermerët mbetet gjetja e punëtorëve të bujqësisë. 67 vjecarët thonë se janë tepër të moshuar për të hipur në pemë e për të vjelë frutin e qershisë.

“Qershia është shumë e madhe, prodhimi është shumë i lartë tregu nuk ecën. Nuk harrohet të vilet se nuk ka fuqi punëtore, se rinia është shpërngul ka ik e gjitha në emigracion. Alarmi është se qershi do të mbesë në pemë.”– tha fermeri Ilmi Ademi.

“Unë mund të kem mbi 600 rrënjë dhe rrezikon të kalbet. Nuk kemi njerëz t’i vjelë.”– tha fermeri Xhemal Vaska.

Për 45 kilometra rrugë që bën qershia e Godoleshit për të ardhur në Tiranë çmimi i saj rrit me 100 lekë për kilogram.  Sasia e lartë e prodhimit nuk ka sjellë qershi të lira për konsumatorin, sepse qershitë që duhet të ishin në treg prej mungesës së fuqisë punëtore kanë mbetur në pemë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA